Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasni në një vjetorin e parë të zgjedhjes së presidentit Hashim Thaçi, ka drejtuar kritika të rënda ndaj tij duke i thënë se ai nga secili qytetarë mbahet mend vetëm për përkuljet para pllakave përkujtimore të serbëve të vrarë, dhe se ai asnjëherë nuk mund të jetë simbol i unitetit.
“Këtij presidenti nuk ia pamë hairin asgjë. Secili qytetarë në vitin e parë të tij si president Hashim Thaçin e mban mend vetëm për përkuljet para pllakave përkujtimore të serbëve të vrarë nga “terroristët” shqiptar dhe me këtë veprim mohove gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe njollose luftën e shenjtë të UÇK-së”, ka thënë Hasani.
Më të tej Hasani në profilin e tij në Facebook se tash një vit përkundër pakënaqësive të mëdha të qytetarëve Hashim Thaçi u zgjodh president, ku ka theksuar se me të drejtë quhet president i gazit dhe se asnjëherë nuk mund të jetë simbol i unitetit.
“Sot një vit përkundër pakënaqësisë së madhe qytetare Hashim Thaçi u zgjodh president i Kosovës. Me të drejtë quhesh president i gasit, sepse vërtetë ti u bëre president duke e shtypur me gas e dhunë qytetarët, në tym e flakë, presion brenda e jashtë Kuvendit, duke shantazhuar deputetët e ca të tjerëve duke u bërë favore kujt një terminal, tjetrin duke e bërë ambasador. Çka të duhet një post i tillë që e fitove duke shtypur popullin. Dhe rrjedhimisht një president i ardhur në këto rrethana ti asnjëherë nuk munde dhe nuk do të mundesh të jesh simbol uniteti”, ka shkruar më tej Hasani.
Hashim Thaçi është vetëm president i koalicionit qeverisës dhe jo qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Mes tjerash Hasni thotë se Thaçi përveç që ka dështuar si president, ai edhe në arenën ndërkombëtare është dështim në vete.
“Përveç që ke dështuar brenda president edhe në arenën ndërkombëtare je një dështim në vete, vizitat e tua jashtë mund të numërohen në gishta të një dore”, ka përfunduar Hasani.