Ministrja e Zhvillimit të Statusit të Grave në Izrael, May Golan deklaroi se është “krenare për shkatërrimin” e shkaktuar në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në fjalimin e saj në Parlamentin izraelit, Golan mbrojti sulmet e vendit të saj në Gaza. “Unë personalisht jam krenare për shkatërrimin e Gazës. Edhe pas 80 vitesh, çdo foshnjë do t’u tregojë nipërve të tyre për atë që bënë hebrenjtë”.
Izraeli që nga 7 tetori 2023 ka vazhduar sulmet e tij ajrore, tokësore dhe detare në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2.3 milionë palestinezë.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, 29.313 palestinezë, përfshirë të paktën 12.660 fëmijë dhe 8.570 gra, u vranë ndërsa 69.333 persona u plagosën.
Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.
Rreth 1.9 milion palestinezë në Rripin e Gazës u zhvendosën për shkak të sulmeve ajrore, tokësore dhe detare.
Për shkak të pengesave të Izraelit, nuk mund të dërgohet ndihma e mjaftueshme në rajon. Palestinezët po luftojnë, nga njëra anë, me sulmet izraelite dhe nga ana tjetër, me urinë që thellohet çdo ditë.