Zëvendës kryeministri i Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq ka thënë se qëndrimi i Serbisë për transformimin e FSK-së është i pandryshuar.
Sipas tij një gjë e tillë nëse ndodhë pa pëlqimin e serbëve do të ishte e paligjshme, transmeton lajmi.net
Për Tanjug, ai ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale në Serbi ku ka thënë se serbët në Kosovë në mënyrë absolute e përkrahin Aleksandr Vuçiqin për këtë post.
Stojanoviq gjithashtu ka theksuar se dialogu i Brukselit është tejet i rëndësishëm për stabilitetin në Serbi. /Lajmi.net/