Shfrytëzonin 10-vjeçarin për fitime nga “TikTok”, Gjykata lë në burg nënë e bir 

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” pa afat për Natasha Rombula dhe Armando Kumarakun.


Dy personat në fjalë, postonin në TikTok video të një të mituri, djalit të Armando Kumarakut, me fjale banale dhe denigruese për arsye përfitimi.

Mësohet se ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, shtatsja me iniciale E. A.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila regjistroi procedimin penal për këtë rast”, njoftoi policia.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme