Ismaili ironizon me Veselin : Edhe Ganja ka foto me Trumpin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka ironizuar me fotografinë e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ditë më parë e publikoi një fotografi që ka dalë me presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

Ai ka thënë se edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka qenë atë ditë në ShBA bashkë me Kadri Veselin, për të cilën thotë se edhe ajo e ka një fotografi me Trumpin, por nuk e publikon.

“Edhe Ganimetja ka qenë në Amerikë, për lutjet e mëngjesit, qaty me Kadrinë. Tuj e njoftë Ganimeten, as ajo s’është durue pa dalë në foto me Trumpin si krejt që dalin me të nga 5 sekonda në këtë ceremoni”, ka shkruar Ismaili në facebook.

Por sipas tij, deputetja Ganimete Musliu nuk guxon ta publikojë atë foto, për shkak se, siç ka thënë ai, ‘ia qet Kadrisë rrënën në fushë’.

“Por, Ganimetja s’guxon me e publikue foton e saj me Trumpin, se ia qet Kadrisë rrenën në fushë, edhe e shkreta me boll zor e mban qaty në telefon e e këqyrë ndojherë. Amo, tuj e njoftë Ganimeten, kjo s’durohet pa ia çue dikujt privat atë foto, për me u frye”, ka shkruar Ismaili më tej në facebook.

Madje, deputeti Fisnik Ismaili, ka thënë se do ta shpallë hero të muajit shkurt personin që arrin ta publikojë fotografinë e deputetes Musliu me presidentin Trump.

“Personi që e publikon foton e Ganimete Musliut me Trumpin, për mue ka me qenë heroi i muejit shkurt”, ka përfunduar postimi i deputetit Ismaili.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme