Me afro 34 kg marihuanë në shpinë bjeshkëve të Vërmicës, njëri arrestohet e tjetri arratiset

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar një person të dyshuar i cili është zënë në bjeshkët e fshatit Vërmicë duke bartur afro 34 kg marihuanë.

Sipas organeve të rendit bashkë me të arrestuarin ishte edhe një person tjetër i ciili iu iku policëve.

“Personat e lartcekur janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara, ku pasi të njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalohen, mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11 paketime në sasi prej 33.800 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent dhe rasti i kompletuar së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë p

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme