Ende nuk është gjetur arma më të cilën 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau të atin, Pëllumb Meta, përpara se ta varroste të mbështjellë më qese dhe litarë në kasollen pranë banesës.
19-vjeçarja ka deklaruar se e ka hedhur, por pistoleta ende nuk është gjetur nga uniformat blu.
Efektivët po vijon kërkimet për gjetjen e armës pasi zbulimi i saj mund të çojë në zbardhjen e plotë të krimit.
Në armë mund të zbulohen gjurmët e personave që mund të jenë përfshirë në krim, pasi dyshohet që kemi të bëjmë me një krim që ka edhe bashkëpuntorë.
Policia ka sekuestruar telefonat e familjarëve të viktimës dhe po bëhet këqyrja e aparateve celularë.
Hygerta Meta pasi u arrestua nga policia është rikthyer në vendin e krimit, në banesën e saj në fshatin Shënavlash të Durrësit për të treguar para hetuesve dinamikën e ngjarjes.
Në dëshminë e dhënë për policinë është shprehur se e vrau të atin, pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.