“Paketa e sigurisë synon t’u japë përgjigje shqetësimeve të prindërve”- Balla nga Korça: Falë kontakteve me Tik Tok, çdo shqetësim do trajtohet me shpejtësi

Ministri i Brendshëm, Tualant Balla ka kryer një vizitë ditën e sotme në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në qytetin e Korçës në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla.


Balla tha se kjo paketë, në radhë të parë synon t’u japë përgjigje shqetësimeve të prindërve për fëmijët e tyre në shkolla.

Ai shtoi se falë kontakteve  që janë vendosur së fundmi me kompaninë Tik Tok, çdo shqetësim apo shantazh do të trajtohet me shpejtësi.

E di shumë mirë që jo vetëm kjo shkollë, por të gjitha shkollat e Korçës janë të sigurta dhe këtu natyrshëm ka një meritë të veçantë gjithë kolektivi i mësuesve, por edhe të gjithë institucionet e tjera. Nga informacioni që kam, edhe Policia ka bërë detyrën e vet në kuadër të zbatimit të planit të masave për garantimin e paketës së sigurisë në shkolla. Po ashtu, një meritë kanë edhe nxënësit, këta djem e vajza që janë këtu të cilët e kanë mirëkuptuar kërkesën tonë. Mos harroni që paketa e sigurisë në shkolla synon t’i japë zgjidhje e përgjigje shumë pyetjeve e shqetësimeve që kanë prindërit”, u shpreh Balla.

Duke folur rreth fenomeneve negative që mund të prekin të rinj, Balla tha se sporti është përgjigjja më e mirë ndaj çdo vesi e varësie.

“Një merak që unë e kamdhe pjesë e Paketës së Sigurisë në shkolla, është detyra që duhet të bëjë ISHP në luftën kundër përdorimit të duhanit. Ligji e ndalon përdorimin e duhanit nga ana e çdo qytetari nën 18 vjeç. Po ashtu edhe përdorimin e alkoolit për çdo qytetar nën 18 vjeç. Përgjigjja më e mirë për duhanin, alkoolin, lëndët narkotike është sporti. E vërteta është që “Skënderbeu”, në të gjitha fushat gjithmonë ka qenë një ekip i shkëlqyer, kështu që të synojmë të kemi sa më shumë sportistë të talentuar në atletikë, basketboll, volejboll, futboll” tha Ministri.

Duke folur rreth problematikave të ndryshme që hasen në shkolla, ai tha se “jo vetëm lufta kundër përdorimit të lëndëve narkotike, që unë besoj se Korça, për shkak të një traditë të shkëlqyer që ka, sa i përket sporteve, kulturës, artit, këta djem e vajza nuk kanë kohë të merren me këtë fenomen negativ të shoqërisë. Po ashtu, edhe kundër disa fenomeneve të tjera që janë bërë shqetësuese; bullizmi, është po ashtu një fenomen ndaj të cilit duhet të reagojmë të gjithë së bashku në solidaritet. Dhuna me bazë gjinore, ku shpeshherë vajzat ndihen të dhunuara nga moshatarët djem, ose nga ajo që ndodh në rrjetet sociale, që është po ashtu një problematikë, të cilën ne po mundohemi ta kurojmë. Kemi vendosur një kontakt me drejtuesit e kompanisë TikTok për të mundësuar që sa herë të marrim ankesa për shantazhim, për dhunë, nga ana juaj, falë përkujdesjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe të një Departamenti të posaçëm, që ai ka për krimet kibernetike, me disa djem e vajza të talentuar, ne të mund të zgjidhim e adresojmë çdo lloj problematike” përfundoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme