“Pëllumbi nuk ka vdekur”/ Vrasja dhe groposja e 50-vjeçarit, habit vjehrra e viktimës: Nuk është një gjë e madhe! Gazetarja: Vajza e madhe e familjes Meta, në prag divorci

Vjehrra e 50-vjeçarit që u vra dhe u gropos nga tre fëmijët e tij, e ka konsideruar vdekjen e Pëllumb Metës si diçka normale dhe aspak për tu shqetësuar.


E ftuar në Top Story, gazetarja Doriana Bezat tregoi se  në bisedë e sipër gjyshja e fëmijëve e cila e quante të normalizuar vrasjen, e kishte pyetur se pse erdhi ‘se nuk është gjë e madhe’ dhe se Pëllumbi është gjallë.

Gjithashtu gazetarja se drema në familjen Meta është duke u thelluar, pasi vajza e madhe e Pëllumbit dhe Blerinës, është duke u përballur me shkarrëimin e familjes së saj.

“Pse erdhe tha, se nuk është gjë e madhe, dhe unë bëra krim në 2010 dhe s’erdhi njëri këtu. Normale është. Në sy të protagonistëve është normale dhe kjo vijon.

Shkova për të takuar Blerinën pastaj dhe njerëzit e saj për ta pyetur më imtësisht a ka përjetuar dhunë.  Ajo ndodhej në ambientet e paraburgimit për të çuar veshje dhe ushqim fëmijët, dhe në shtëpi ishte vetëm nëna e saj. Kishte kushte nën minimale jetese, fshati i kishte abandonuar. Porta me ngjyrë të zezë i kishte shënuar edhe fatin e tyre, banorët më tregonin historitë e tyre ndër vite. Vajza e madhe po përballet me shkatërrimin e familjes së saj. Nuk flitej për vdekjen e vjehrrës, nuk kishte pendesë. Nuk kishte as pendesë për vrasjen e pëllumbit. Ajo jetë ishte harruar, nuk ekzistonte.  Në atë ambient jetojnë sot Blerina dhe e bija e Blerinës, sepse bashkëshorti po e gjykon për historinë e gjyshes dhe nënës. Ju jeni gra që vrisni dhe nuk mund të jeni në familje. Vajza i ka folur nënës, bashkëshorti ishte kundër.

Më bëri përshtypje kur nëna e Blerinës relativizonte vdekjen, Pëllumbi nuk ka vdekur thoshte, nuk pranonte të kishte vdekur dhe vjehrra e saj. Nxori vetëm disa pika gjak tha dhe hiqej sikur kishte vdekur. Gjyshi thoshte nëse janë autorë, gjykata t’i ndëshkojë. Fliste vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blerina, edhe pretendonte se Pllumbi e tradhtonte”-tregoi gazetarja Bezat.

“Është krenari personale, kjo është e tmerrshme”-tha Curri.

Kujtojmë që vitin 2010 nëna e Blerinës ka vrarë vjehrrën e saj, Në një intervistë për Neës24, ajo mohonte se kjo ngjarje ishte e vërtetë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme