Shpërthimi në Lushnje/ Vinçi që po kryente punimet ka bërë kontakt me tensionin e lartë 20 mijë volt

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi pasditen e sotme (1 mars) në një ndërtesë në Lushnje, ku humbi jetën një person dhe u plagosën nëntë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.


Mësohet se vinçi që po kryente punimet ka bërë  kontakt me tensionin e lartë 20 mijë volt e për këtë shkak ka ndodhur edhe shpërthimi.

Viktima i identifikuar si Landi Verçani ishte manovratori i vinçit, ndërsa të lënduarit e tjerë, disa prej të cilëve janë dërguar në spitalin e Traumës  ishin punëtorë të tjerë.

Deputeti i zonës Bujar Çela i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, po ndiqte punimet.

Në vendin e ngjarjes, mbërriti edhe ministri i Brendshëm, Tualant Balla, i cili po ashtu shkoi edhe në spitalin e Lushnjes, ku ishin disa prej të plagosurve, mes tyre edhe deputeti.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme