Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për situatën në Kosovë.

Raporti përfshin periudhën kohore 16 tetor – 15 janar dhe, mes tjerash, thekson se angazhimi i Prishtinës dhe i Beogradit në avancimin e dialogut ka qenë i dobët dhe se humbja e momentumit rrit rrezikun që të bllokohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve.

Në raport përmendet edhe ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më 4 janar, në Francë, në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë.

Raporti thotë se ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra të udhëheqësve politikë dhe publikut në Kosovë, raporton Rel. Është ky raporti i parë për Kosovën i hartuar nga Guterres, i cili ka marrë detyrën më 1 janar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme