Konstatimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës se Posta e Kosovës kishte nënshkruar marrëveshje monopoliste me disa komuna të Kosovës për të kryer shërbimet postare, duke shkelur kështu konkurrencën ndaj operatorëve privatë, po kundërshtohen nga punëtorët e Postës.
Ata kanë bërë të ditur se sot (e hënë) do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe tek ajo e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, duke kërkuar korrigjimin e këtij vendimi, shkruan sot Koha Ditore.
Posta ka bërë të ditur se tashmë ka ngritur padi ndaj KAKK-së në Gjykatën Themelore, kundër këtij vendimi, duke e cilësuar atë të jashtëligjshëm. Zbatimi i vendimit të KAKK-së do ta detyrojë Postën që të mbyllë 43 pika postare nëpër Kosovë.
Posta e Kosovës në 2015 kishte arritur marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Komunën e Prishtinës, atë të Gjilanit dhe Mitrovicës, përmes të cilave janë hapur edhe pika postare brenda këtyre institucioneve