Hakan Fidan, thirrje e fortë ndaj vendeve muslimane për Gazën

“Bllokada rreth Gazës duhet thyer, duhet bërë tani. Të gjithë e dimë se Izraeli përdor ndihmën humanitare si armë lufte”, deklaroi së fundi kreu i diplomacisë turke Hakan Fidan, zëri më i fortë i Ankarasë pas presidentit Erdogan.

Fidan foli në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) të mbajtur në Jeddah të Arabisë Saudite.

Duke tërhequr vëmendjen për shkatërrimin në Gaza, Fidan tha: “Pas pesë muajsh bombardimesh brutale dhe intensive, Gaza është bërë kryesisht e pabanueshme”.

Duke theksuar se në Gaza humbën familje dhe gjenerata të tëra, Fidan tha se kjo dhimbje nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Ministri Fidan akuzoi Izraelin për brutalitet ndaj palestinezëve. “Izraeli vazhdon të kryejë masakra, mizori dhe të gjitha llojet e krimeve, por nuk mban përgjegjësi”.

Duke thënë se situata në Gaza po ushqen dëshpërim, ministri Fidan kujtoi vendimin e marrë në samitin e Riadit më 12 nëntor 2023 dhe theksoi: “Bllokada rreth Gazës duhet të thyhet, duhet bërë tani. Të gjithë e dimë se Izraeli përdor ndihmën humanitare si armë lufte.”

Duke theksuar se më shumë se 400 mijë palestinezë janë aktualisht të ekspozuar ndaj urisë, Fidan tha: “Shoqëria civile dhe organizatat e të drejtave të njeriut duhet të lejohen të hyjnë në Gaza me rrezikun e tyre. Ne nuk duhet ta lëmë popullin e Gazës në mëshirën e Izraelit apo fuqive hegjemoniste.”

Ai propozoi që bota myslimane duhet të zhvillojë një plan me tre drejtime për të luftuar shtypjen në Gaza, duke theksuar se detyra kryesore do të ishte thyerja e bllokadës izraelite dhe parandalimi i vdekjes së njerëzve nga uria.

Fidan tha se presioni ndaj Izraelit duhet të rritet duke vepruar kolektivisht dhe të bashkuar në fushën politike dhe diplomatike, duke përdorur të gjitha metodat e duhura. Duke vënë në dukje se duhet të kenë kujdes nga “ujqërit në petk delesh”, Fidani tha:

“Sot, ishulli në mes të Mesdheut, pikërisht përballë Gazës, është kthyer në një bazë logjistike për armët dhe municionet për Izraelin. Ky ishull ende i shërben këtij qëllimi nën emrin e një qendre humanitare për banorët e Gazës. Ne duhet t’u kushtojmë vëmendje vendeve të tilla”.

Po cili është ky ishull? Fjala është për Qipron. /tesheshi.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme