Qindra përdorues të rrjetit social X (Tuiter) të rrjetëzuar midis tyre, të cilët vite me radhë shpërhapin qëndrime dhe pozita antishqiptare dhe antiperëndimore duke krijuar lajme të rreme, ditët e kaluara filluan aksion të koordinuar për diskreditim të Presidentit aktual të shtetit, Stevo Pendarovskit.
Hulumtimi ynë ka zbuluar të paktën 120 profile në rrjetin social X që drejtojnë pjesën më të madhe të përmbajtjeve të shpallura si sulm ndaj Presidentit të shtetit.
Pjesa më e madhe e profileve të rreme datojnë nga koha e referendumit për emrin ose janë hapur në 2-3 vitet e fundit, kurse shpesh mund të vihet re se shpërndajnë edhe përmbajtje pro ruse në profilet e veta.
Se ky grup vepron në mënyrë të sinkronizuara, dëshmon edhe fakti se para disa ditësh, më 29.02.2024 deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov kishte konferencë për shtyp kundër Stevo Pendarovskit prej nga narracioni i plasuar i Lefkovit kalon në këto profile të rreme të cilat i dimensionojnë sulmet duke përdorur ofendime, gënjeshtra, si dhe gjuhë të urrejtjes.