Neptuni do jete pozicionuar keq sot ne jetën tuaj ne çift dhe ka rrezik te bëheni xheloze edhe pa shkak ndaj atij qe keni ne krah. Kujdes me gjestet dhe fjalët sepse mund te kenë pasoja. Beqaret duhet t’iu japin një mundësi te dyte disa personave qe i kane joshur edhe me pare. tani gjerat kane për te qene shume me ndryshe. Me shpenzimet nuk duhet te bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni te varfëroheni.
Mjedisi yjor ka rrezik t’ua ndërlikojë disi jetën ju te dashuruarve. Nuk do mund te jeni për asnjë moment te qete si me pare dhe do keni dyshime edhe për te ardhmen. Beqaret duhet ta hapin zemrën e tyre pasi mundësitë qe do jepen sot do jene fantastike. Sektori i financave do jete plotësisht i qete dhe pa probleme. Ndihma e te afërmve ka për te qene e vyer.
Klime e favorshme për dialog dhe mirëkuptim do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do sqaroni sa hap e mbyll sytë te gjitha problemet ne çift dhe do ndiheni shume me mire nga me pare. Beqaret, fale Neptunit dhe Uranit do realizojnë takimin e ëndrrave dhe jeta do ju marre tjetër drejtim. Financat do jene goxha te mira, por duhet te kujdeseni gjithë kohës për to qe gjendja te mbetet e tille.
Sot do jeni me te komunikueshëm me partnerin tuaj dhe do mund t’i zgjidhni edhe disa probleme te hershme te mbetura pezull deri me sot. Beqaret nuk do mundin dot ta gjejnë princin e kaltër, por fale miqve nuk do kalojnë një dite te keqe. Me shpenzimet mos u tregoni aspak impulsive dhe sipërfaqësore sepse do përballeni shpejt me pasoja te renda.
Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo për te dashuruarit. Rreth orës 16:00 mund te merrni edhe një surprize te bukur nga partneri . Beqaret duhet te largojnë sa me pare turpin nëse duan vërtet ta ndryshojnë statusin. Financiarisht mund te keni momente te vështira, por me pak durim, këmbëngulje dhe maturi gjendja do filloje te normalizohet.
Do jeni tejet te përkujdesur ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat sa me shpejt qe te mundeni. Ata qe janë vetëm nuk do ndiejnë asnjë lloj mungese ne zemrën e tyre dhe nuk do hedhin asnjë lloj hapi sot. Financat do jene te mira dhe e gjithë kjo fale mbështetjes se pakushtëzuar te familjareve tuaj. Tregojuani vlerësimin qe keni, mos e fshihni.
Sot nuk do bëni as përpjekjen me te vogël ju te dashuruarit për ta përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Situata do vazhdoje te jete delikate. Dielli dhe Merkuri do favorizojnë takimet për beqaret kështu qe ne çdo moment ata duhet t’i bëjnë sytë katër dhe duhet te përfitojnë nga çdo moment. Financat nuk do jene as te këqija, as ne formën me te mire. Tregohuni gjithmonë te matur.
Nuk do ketë aspak probleme ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, përkundrazi dielli do ua ngrohe zemrat dhe do mundoheni te bëni me te mirën për te dy palët. Beqaret nuk do jene aspak ne humor për te kërkuar dashurinë dhe do vazhdojnë te kenë një jete normale. Situata financiare do jete e shkëlqyer. Përfitoni sa te mundni për te bere investime.
Disa rreze dielli do e ngrohin ambientin e jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne pjesën me te madhe te kohës do mbizotërojë dialogu, bashkëpunimi dhe respekti për njeri-tjetrin. Edhe për beqaret perspektivat janë goxha te mira. Sektori i financave do jete i qete dhe pa probleme, Mundohuni qe për çdo shpenzim te tregoheni sa me te arsyeshëm qe te mundeni.
Sot do jeni ne humor te shkëlqyer ju te dashuruarit dhe do e dashuroni si asnjëherë me pare atë qe keni ne krah. Çdo çast do jete një aventure me vete për ju. Beqaret do fiksohen aq keq pas dikujt saqë do sëmuren ngaqë nuk do ja dalin dot ta tërheqin pas vetes. Ekuilibri financiar nuk do pësojë asnjë lloj tronditjeje kështu qe mund te bëni pa frike disa investime te matura.
Mundohuni te mos e gënjeni për asgjë partnerin tuaj sot sepse keni për te pasur probleme shume serioze me vone. Beqaret duhet t’i marrin gjerat sa me shtruar edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase. Po u nxituan mund te bëjnë disa gabime te pafalshme. Ne planin financiar gjendja do jete shume me e mire se disa kohe me pare dhe mund te ndihmoni edhe familjaret.
Sot do e forconi edhe me shume bashkëpunimin me partnerin tuaj dhe do e keni me te lehte t’i zgjidhni problemet qe keni pasur. Beqareve do iu jepen plot mundësi për te bere ndryshime te statusit, por nuk do preferojnë te hedhin hapa. Ne planin financiar situata ka për te qene shume here me e mire se me pare. te gjitha sakrificat dhe kujdesi i treguar do japin rezultat.