‘Ky është resorti i Gjiknurit në Butrint dhe ky, resorti i Xhaçkës në Dhërmi’ – Ja ç’fituan nga Ligji i Investimeve Strategjike

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka publikuar para mediave sot dy fotografi, që janë dëshmi e pasojës direkte të Ligjit të Investimeve Strategjike që mazhoranca socialiste u turr të votonte sot në parlament mespërmes protestës së deputetëve opozitarë dhe pa praninë e të gjithë deputetëve të pranishëm sipas ligjit.

“Kjo ‘pika e vogël’ , – tregoi Shehaj, duke përdorur me ironi shprehjen e ministres Mirela Kumbaro  – ishte pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Qeveria e hoqi nga Parku dhe ia dha Gjiknurit. Kjo është. Ishte një perlë e paprekur, pjesë e Parkut, tani shikojeni çfarë po ndërton Gjiknuri.

E njëjta gjë, ish-ministrja. Ky është plazhi i Dhërmiut, ku ish-ministrja u fut në politikë me xhepat bosh dhe tani po ndërton një resort. Kjo është arsyeja pse Ligji për Investimet Strategjike është shtyrë edhe një vit tjetër.

Kjo është arsyeja pse para dy javësh u aprovuan ndryshimet e Ligjit për Zonat e Mbrojtura, sepse këta kanë vetëm një qëllim: të kapin çdo gjë që ka vlerë në bregdetin e Shqipërisë dhe të ndërtojnë resorte për veten e tyre, për miqtë e tyre, për familjarët e tyre.

Unë mendoj se problemi i këtij vendi është mazhoranca, është qeveria që merr pronat e qytetarëve të thjeshtë dhe i përvetëson dhe pasurohet me to. Ky është problemi, pastaj mund të diskutojmë sa të duam mbi mënyrën si bëhet opozita.

Unë jam i mendimit që ne duhet të bëjmë një opozitë të vërtetë dhe të flasim troç. Me fakte dhe me prova dhe jo në përgjithësi. Kjo është ajo çfarë unë bëj dhe mbaj përgjegjegjësi.”

Fotot e resorteve që po ndërtohen në Parkun Kombëtar dhe në bregdetin e Dhërmiut:
Image

Image

Image

 

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme