Agron Puka, i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në Rrilë të Lezhës, do të qëndrojë në burg pa afat.
54-vjeçarit iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e Spitalit të Traumës, ku po merr mjekim që prej ditës kur ndodhi ngjarja, raporton News24.
Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë, ku fillimisht u raportua për atentat me armë zjarri ndaj 54-vjeçarit Agron Puka i cili mbeti i plagosur. Por pas veprimeve të thelluara hetimore, rezultoi se dhe vetë shënjestra ka qëlluar në drejtim të tre autoreve të dyshuar Vinçens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka të cilët janë shpallur në kërkim.