Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta arrestojë kurrë Milan Radoiçiqin, i cili kishte pranuar se organizoi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë së fundi ka bërë thirrje për arrestimin e Radoiçiqit.
“Vuçiqi jo vetëm që s’do ta arrestojë Radoiçiqin, por e dërgon avokatin e tij dhe të vetin në Krime për të vëzhguar zgjedhjet e Putinit”, ka shkruar Stojkoviq në platformën “X”.
Avokati i Radoiçiqit, por edhe i Vuçiqit, Goran Petronieviq, po merr pjesë si vëzhgues në rajonin e Krimesë.
© KOHA.