UNRWA: 1 në 3 fëmijë nën 2-vjeç i kequshqyer në mënyrë akute në Gazën veriore

Një e treta e fëmijëve nën moshën 2-vjeçare në Gazën veriore tani janë të kequshqyer në mënyrë akute, transmeton Anadolu.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA njoftoi se kequshqyerja e fëmijëve në Gaza po përhapet me shpejtësi dhe po arrin nivele të paprecedentë.

UNRWA theksoi se “uria po afrohet dhe nuk ka kohë për të humbur”.

Dje, Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) tha se 31 për qind ose një në tre fëmijë nën 2-vjeç në Rripin e Gazës veriore vuajnë nga kequshqyerja akute, siç u theksua, një përshkallëzim befasues nga 15,6 për qind në muajin janar.

“Edhe në Rafah, në enklavën jugore me qasje më të madhe në ndihmë, rezultatet nga ekzaminimet mes fëmijëve nën 2-vjeç u dyfishuan nga 5 për qind që ishin të kequshqyer në mënyrë akute në muajin janar në rreth 10 për qind deri në fund të muajit shkurt”, tha UNICEF.

Izraeli filloi luftën e tij në Gaza pas inkursionit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023. Që atëherë, sulmet izraelite kanë vrarë afër 31.500 palestinezë dhe e ka çuar territorin palestinez në prag të urisë, përveç që ka shkaktuar një shkatërrim masiv dhe zhvendosje.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme