Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur të martën në mëngjes në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Milloshevë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv tha se në këtë aksident janë përfshirë katër automjete.
“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasjoë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha Ahmeti.
Ajo tutje tha se njesiti i trafikut rajonal është duke marr me rastin./21Media