Kosova e ka shkallën më të lartë në Evropë të pronësisë së shtëpive.
Sipas një infografike të EUROSTAT-it të publikuar nga ish-kryediplomati Petrit Selimi, del se 97.8 për qind e kosovarëve i kanë shtëpitë në pronësi të tyre.
Pas Kosovës, vjen Shqipëria me 96.3 për qind, e më pas edhe Rumania me 95.3.
Derisa shkallën më të ulët e kanë Austria me 54.2 përqind, Gjermania me 49.1 përqind dhe Zvicra me 42.2 përqind.
Theksohet se të dhënat janë të viteve 2020-2021.