Parlamenti Europian ka hartuar një projektrezolutë në të cilën ftohen pesë vende të Bashkimit Europian ta njohin pavarësinë e Kosovës ndërsa Kosova të nisë formimin Asociacionit të Komunave serbe në përputhje me Kushtetutën e vendit, transmeton Koha.net
Raportuesja e Parlamentit Europian, siç njofton b92, deputetja austriake Ulrike Lunaçek e ka hartuar raportin në bazë të të cilit edhe është bërë projektrezoluta. Në të ftohen pesë e Bashkimit Europian që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë sa më shpejt pasi me këtë njohje i kontribuohet normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtina”.
Po ashtu në projektrezolutë “urgjentisht kërkohet që udhëheqja e bashkësisë serbe në Kosovë pozitën dhe rolin vet ta ndërtojë krejtësisht në institucionet e Kosovës, të ndahet nga Beogradi dhe të punojë në mënyrë konstruktive në të mirë të gjithë popullatës së Kosovës”.
Në dokumentin për të cilin po debatohet në Këshillin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, shfaqet brengosje për praninë e strukturave paralele dhe kërkohet heqja e tyre”.
Eurodeputetët “ftojnë edhe palët e interesuara të gjejnë zgjidhej të pranueshme e të kënaqshme për Trepçën.
Ata shfaqin kënaqësinë për marrëveshjen Kosovë – BE për MSA-në, ndërsa kanë theksuar se “është për brengosje pse nuk është miratuar Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi”.
Në projektrezolutë thuhet se është shqetësuese ngadalësia e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
© KOHA