Mashtroi qytetarët dhe përfitoi 2 milionë euro, arrestohet një person në Mitrovicë

Një person është arrestuar nga policia e Kosovës në Mitrovicë pasi dyshohet se nga viti 2021 deri në 2023, ka mashtruar qytetarë të ndryshëm duke përfituar rreth 2 milionë euro.

I arrestuari, i identifikuar si JM, është lënë në paraburgim ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të mashtrimit.

“Mitrovicë, 19 mars 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro. Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”– thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme