Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ende pa u emëruar zyrtarisht në këtë post, në vitin 2011 kishte paralajmëruar se Bangladeshi do ta njoh shpejt pavarësisë së Kosovës.
Pacolli i cili kishte vizituar Bangladeshin për arsyeje personale, me t’u kthyer u shpreh i bindur se shumë shpejt Bangladeshi do ta marrë hapin e madh – njohjen e shtetësisë së Kosovës.
“Unë jam i bindur se Bangladeshi shumë shpejt do ta njohë Kosovën. Isha në Bangladesh, kështu që ky shtet i fuqishme mund ta njohin Kosovën shumë shpejt”, kishte thënë Pacolli 6 vjet më parë.
Ai kishte këmbëngulur në bashkëpunimin mes Kosovës dhe Bangladeshit, ku një vit më vonë kishte ftuar disa deputetë për të qëndruar në vizitë zyrtare në Kosovë.
Në korrik të 2011, deputetët e Bangladeshit Mayeen Uddin, Khan Badal dhe Muhivuddin Khan Alamgir, kishin qëndruar në një vizitë disaditore në Kosovë me ftesën asokohe të zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli.
Gjatë këtij takimi, zv/kryeministri Pacolli kishte diskutuar për procesin e njohjes së Republikës së Kosovës nga Bangladeshi dhe për mundësitë e vendosjes së bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.
Pacolli dhe deputetët e parlamentit të Bangladeshit, që njëherësh ishin edhe udhëheqës komisionesh parlamentare atje, ishin pajtuar për zhvillimin e një vizite të Pacollit në Bangladesh ku temë kryesore do të ishte njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës./Insajderi.com