Kryesindikalisti i policisë në takim me Sveçlën për 14 kërkesat

Këtë të hënë kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri po mban takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.

Ky takim sipas burimeve të KlanKosova.tv ka nisur në orën 11:00.

Arsye për takimin mes tyre janë 14 kërkesat e Sindikatës së Policisë për përmirësimin e kushteve në këtë institucion të sigurisë.

Këto janë kërkesat e sindikatës së shpalosura edhe në protestën e fundit të tyre para qeverisë:

“1. Përmirësimi i kushteve të punë në përgjithësi, siç janë, veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore duke pasur parasysh se disa objekte policore dhe automjete, si dhe pajisje tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare, nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë. 2. Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe mos të varet vetëm nga një vend apo lokacion i caktuar, si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmëri në punë të jetë nga 25 deri në 50% e pagës bazë dhe të formohet një komision që do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri. 3. Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte të tregut të punës. 4 ligji për pensionim në moshën 55-vjeçare, e njëjtë me ligjin e FSK-së. 5. Sigurimi jetësor dhe rritjen e fondit në buxhetin e policisë për shërbimet shëndetësore me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shërbime tjera. 6. Invaliditeti i pjesëtarëve të PK-së të cilët janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kërkojmë të krijohet një fond apo caktohet një shumë e mjeteve financiare për shkallën e invaliditetit. 7. Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike. 8. Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës, për të gjithë e barabartë. 9. Pagesa e udhëtimit për ata që udhëtojnë larg nga vendbanimi deri në punë. 10. shtesa për fundvit e vlerës së një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë tërë vitit. 11. Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5 siç ka qenë, po ashtu edhe njohja e kualifikimit shkollor. 12. Të rikthehen tri pagat përcjellëse për zyrtarët që pensionohen. 13. Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë që mund të kenë një rast vdekje në familjen e ngushtë, dhe 14. Përkujdesja për mirëqenien e familjeve të pjesëtarëve të policisë së Kosovës që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare apo janë lënduar. Si psh, shkollimi i fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo anëtarë nga familja e ngushtë, sigurimi i vendbanimit nëse nuk kanë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme