Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, është lajmëruar nga Nju Jorku, pasi Rusia ka dështuar që të fus në rend të ditës në Këshill të Sigurimit çështjen e bombardimit të Jugosllavisë nga NATO.
Gërvalla ka thënë se Këshilli i Sigurimit nuk do të duhej të shndërrohej në një platformë nga ku Rusia dhe autokraci të tjera shpërndajnë propagandë.
Ministrja e jashtme ka deklaruar se ajo çfarë ka ndodhur në OKB, tregon se sa e vetmuar është aktualisht Rusia dhe se sa e fortë është pjesa tjetër e botës./express