Cilët deputetë janë pro dhe kundër demarkacionit

Kryeministri Isa Mustafa veç se e ka paralajmëruar se në mars të këtij viti demarkacioni do të sillet në Kuvend për votim. Fillimisht kjo la përshtypjen se numrat e deputetëve që ishin kundër për ta kaluar atë, janë siguruar. Por, deri tash duket se pak prej tyre kanë ndryshuar disponim.


Koalicioni qeverisës i ka 90 deputetë, por nuk i ka të gjithë pas vetes për ta votuar demarkacionin. Gazeta Metro mëson se deri tash, 4 prej tyre janë kundër dhe 6 të tjerë nuk duket se kanë disponim ta votojnë atë, edhe pse këtë e mbajnë në heshtje dhe nuk e thonë publikisht.

fotorcreated

Për gazetametro.net, dy deputetë të LDK’së kanë shprehur publikisht edhe një herë vendosmërinë për të votuar kundër. Ata janë Shpejtim Bulliqi (LDK) dhe Adem Salihaj (LDK), që tashmë dihet se e kundërshtojnë, marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.

“Jo, nuk do ta votoj”, ishte përgjigjur shkurt Salihaj për gazetametro.net.

Edhe deputetët Shaip Muja (PDK) dhe Raif Qela (LB) janë kundër demarkacionit, njëlloj siç ishin në shtator të vitit të shkuar.

Këto qëndrime të deputetëve u rikonfirmuan ‘si kundër’ edhe pas daljes së Kryeministrit Isa Mustafa me propozim që Kuvendi i Kosovës ta vë në agjendë demarkacionin për muajin mars.

Por, janë edhe disa deputetë për të cilët gazetametro.net mëson se do të votojnë kundër, ose të paktën ende nuk duken të bindur për të votuar pro.

Ata që ishin kundër edhe para matjes së territori dhë rivënies në agjendë për në mars, ende po shfaqen të rezervuar. Ata janë Labinotë Murtezi(PD), Gëzim Kelmendi(PF) dhe Margarita Kadriu(Pavarur), që dikur ishin kundër dhe deri tash ende nuk janë deklaruar.

Ndërkaq, përafërisht me qëndrim të njejtë janë edhe Vjosa Osmani(LDK), Arben Gashi(LDK), Anton Çuni(LDK), Rafet Rama(PDK), për të cilët ende dyshohet se a do të votojnë marrëveshjen.

auto_ldk_kuvend1405604478

Ndryshe, Bajram Gecaj deri tash e ka konfirmuar një gjë të tillë . Ai ka thënë për Tribuna Channel se nuk janë siguruar numrat e nevojshëm përfundimisht. Por Gecaj tha se mbështetje në vota pritet të sigurohen edhe nga Lista Serbe para se demarkacioni të futet në votim.

Ndërkohë, dy emra të cilët ishin kundër dhe ndryshuan qëndrim për demarkacionit pas matjes së territorit janë zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi (LDK) dhe Nait Hasani (PDK). Po ashtu, deputetët e tjerë të koalicionit janë deklaruar se do ta mbështesin qëndrimin e partive të tyre.

Demarkacioni është thënë se do të votohet në javët e para të marsit dhe është një nga kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave. Deputetët e opozitës, deri tash janë deklaruar se marrëveshjen me Malin e Zi, për demarkimin e kufirit nuk do ta votojnë në asnjë mënyrë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme