Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një gjuajtje me armë që ka ndodhur sonte rreth orës 21:15 në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se Policia po punon për të identifikuar të dyshuarit e implikuar në këtë rast.
“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, tha Borovci.