“Tani e shoh, se me këtë armatë të profesionistëve, me këtë armatë të djemve dhe vajzave më të moralshëm të shqiptarisë, ne i themi Gruevskit se Ridefinimin e e këtij shteti do ta shoh në televizionit e burgut të Idrizovës”, kështu kishte deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, gjatë fushatës elektorale. Parashikim i cili më gjasë do të mund të bëhet edhe realitet nëse merren parasysh deklarimet e fundit me tone nacionaliste dhe mllef të Nikolla Gruevskit kundër ridefinimit të shtetit të Maqedonisë që ishte platformë politike e Lëvizjes BESA, e cila arriti furishëm dhe fuqishëm të depërtojë në skenën politike të Maqedonisë, duke grumbulluar 58 mijë vota gjë që shkaktoi përgjysmimin e forcës politike të BDI – së, njofton portali Sakte.net
Përndryshe, kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski i ka ofruar liderit të LSDM-së, Zoran Zaev mbështetjen e plotë për t’u bërë kryeministër me kusht që të heq dorë nga koalicioni me partitë shqiptare, me të cilat ka arritur marrëveshje për miratimin e një ligji për gjuhën shqipe.
Madje, Gruevski ka thënë se është i gatshëm të pranojë edhe të arrestohet vetëm të mos rrënohen siç ka thënë “themelet e shtetit maqedon”.
“Le të më arrestojnë, të më burgosin, le të më keqtrajtojnë, vetëm të mos rrënojnë shtetit dhe themelet e tij”, thuhet në ofertën publike të Nikolla Gruevskit të prezantuar në llogarinë e tij në rrjetin Facebook./Sakte.net
https://www.youtube.com/watch?v=QbLgi_2Cx2U