Janë gjetur mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, bëjnë të ditur burimet e Televizionin Dukagjini brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Këto mostra ishin zhdukur më 8 dhjetor të 2022-së kishte njoftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ndryshe, pak më herët gjatë ditës, brenda IML-se, njësi të hetimeve kanë kryer disa verifikime në disa frigoriferë.
Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë.