Një nga turistet humbi jetën, të tjerët shpëtohen! Ministri Balla publikon pamjet e operacionit të kërkim-shpëtimit, si paraqitet gjendja e alpinistëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet e operacionit të kërkim shpërthimit në Majën e Jezercës, ku u bë i mundur shpëtimi i alpinistëve, ku fatkeqësisht një prej tyre humbi jetën nga rrëzimi.


Balla bën me dije se 5 nga alpinistët kroatë janë asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës dhe po kthehen tek e mjetet e tyre në territorin e Malit të Zi, ndërsa dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit.

“Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t’i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë. Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit.”, shkruan Balla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme