Ahmeti dhe Sela nënshkruan marrëveshjen e koalicionit

Sela dhe Ahmeti kanë bashkuar forcat dhe do të luftojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Marrëveshjen për koalicion e kanë nënshkruar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët në Gostivar.

Deri më tani janë përmendur disa emra që do të jenë në listën e deputetëve. Në mesin e tyre janë Elmi Aziri, Ilire Dauti, Naim Bajrami dhe pritet që të ketë edhe disa emra të tjerë.

Lëvizja Populli e Skender Rexhepit, PDSH-ja me Menduh Thaçin dhe PPD-ja e Arijanit Hoxhës kanë qëndruar prapa Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. Marrëveshjet janë nënshkruar edhe me Unionin e Romëve, Partinë Demokratike Turke dhe Lëvizjen e Turqve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme