Të mërkurën nënshkruhet Deklarata për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, do të nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes.

Nënshkrimi i Deklaratës është një ngjarje tradicionale e organizuar nga Instituti i Ohrit që nga viti 2014 dhe mbahet para çdo cikli zgjedhor. Deklarata do të nënshkruhet nga kryetarët dhe anëtarët e rinj të partive politike.

“Nënshkrimi i kësaj Deklarate do të përçojë një mesazh të qartë për të gjithë opinionin në vend se politikanët e rinj, si vendimmarrës të ardhshëm, kanë një vullnet dhe vendosmëri të fortë për të qenë liderë të ardhshëm dhe për të krijuar një kulturë të ndryshme politike duke e ngritur dialogun politik në nivel më të lartë”, theksojnë organizatorët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme