Një vajzë “mollë sherri”! Detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë: E dashura e një prej agresorëve në makinë me viktimën

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 18-vjeçarit Aureljo Dervishit, i cili u godit për vdekje me thikë pas një sherri me një grup të rinjsh një natë më parë (31 mars) ne zonën e Shkozës në Tiranë.


Polica ka bërë të mundur kapjen e katër autorëve të dyshuar, në zonën e Farkës në Tiranë dhe se 3 prej të shoqëruarve janë të mitur të moshës, 16 vjeç si dhe njeri 15 vjeç, ndërsa i shoqëruar tjetër është identifikuar si Frensis Shehu, 20 vjeç.

Sipas Neës 24, ashtu sherri ka nisur për një vajzë, e cila mësohet se ishte në makinë me viktimën dhe ka dyshime se vajza ka qenë e lidhur me një prej agresorëve.

Kur këta të fundit kanë mësuar se ajo ka qenë në automjetin tip Audi, i kanë bërë shenjë mjetit për të ndaluar dhe me pas janë konfliktuar fizikisht.

18-vjeçari mësohet se ka dalë nga mjeti, por thuhet se 4 agresorët nuk kanë mundur që ta dhunojnë për shkak të gjatësisë dhe fizikut të tij të madh.

Dyshohet se ka qenë 15-vjeçari ai që e ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin, plagë që i mori jetën teksa ishte duke u transportuar për në spital.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme