Arrestohen dy persona për plagosjen në Haraçinë

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në atentatin e djeshëm ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës. Burime nga MPB bëjnë të ditur se policia është ende në terren dhe po punohet për identifikimin dhe ndalimin e sulmuesit që dje ka hapur zjarr me automatik në drejtim të Ridvan Ibrahimit, raporton Sitel.

Shoferi i kryetarit Ridvan Ibrahimi është dërguar në spital, i cili menjëherë i është nënshtruar një operacioni, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime të lehta. Sot u bë e ditur se të dy personat janë në gjendje stabile.

Zyrtarisht nuk dihen motivet e sulmit ndaj kryetarit të Haraçinës, i cili është nga radhët e BDI-së, por supozohet se bëhet fjalë për përballje brendapartiake.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme