Arma në makinë “fundos” shqiptarët, policia u gjen në banesë 9 kilogramë drogë! Vihen në pranga tre të rinjtë

Policia e italiane, ka arrestuar tre persona me origjinë shqiptare për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin.


Operacioni filloi gjatë kontrolleve të kryera në Cles mbrëmjen e së dielës, kur efektivët pasi kishin ndalur një automjet tip Audi, me tre persona në bord, gjatë kontrolleve iu gjetën dy doza kokainë, një pistoletë dhe një teh çelësi, të fshehura në kroskotin e mjetit.

Pas mjetit, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e të riut që drejtonte makinën. Me të mbërritur pranë derës së godinës ku banonte i riu, janë vënë re dy të rinj të tjerë, po ashtu shqiptarë, të cilët në pamjen e ushtarëve tentuan të fshehin një çantë.

Çanta në fjalë mësohet se përmbante afërsisht 8 kilogramë e gjysmë hashash, e ndarë në tetë pako secila që përmban 20 blloqe prej rreth gjysmë grami, plus shtatë blloqe të tjera të lirshme dhe një mbështjellës me gjashtë gramë të së njëjtës lëndë.

Me të hyrë në banesë, policia zbuloi se aty përgatiteshin dozat që do të shpërndaheshin. Në total u sekuestruan gati nëntë kilogramë drogë, përfshirë hashash dhe kokainë, të cilat do të shiteshin në luginat e Noces që të hënën e Pashkëve.

Ndaj tre personave është bërë kallëzim në Prokurorinë Publike për shkelje të rregullave për armët dhe sendet e të cilave ndalohet mbajtja, ndërsa janë arrestuar për posedim droge me qëllim tregtimin ndaj shoferit të mjetit dhe dy të rinjve që u kapën pranë banesë së këtij të fundit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme