EMRAT/ Dyshohet se mbanin kontakte me botën e krimit, izolohen në “41 biss” dy të dënuar

Dy të dënuarit Anterio Kaloshi e Aldo Hoxha, janë izoluar në regjimin e posaçëm “41 biss”.


Raportohet se ka dyshime Kaloshi dhe Hoxha mbanin kontakte me njerëz të botës së krimit dhe për këtë u izoluan në “41 biss” mbrëmjen e së martës.

Kaloshi është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës, në vitin 2017-të në Lushnjë bashkë me Laert Haxhiun që është arrestuar në Greqi.

Ndërsa Hoxha mbahet në burg për vrasjen e Fatbaradha Tafës që e qëlloi me thikë në tentativë për t’i rrëmbyer një varëse floriri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme