Dy persona në vënë në pranga si pjesë e linjës së trafikimit, pas aksidentit tragjik me 8 të vdekur një ditë më parë në Këlcyrë, ku duke i ikur policisë, një mjet me 7 klandestinë doli nga rruga dhe përfunodoi buzë lumit Vjosë duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit shqiptar Edison Bregaj dhe emigrantëve të paligjshëm.
Raportohet se tre viktima janë identifikuar si shtetas pakistanezë, ndërsa ende po punohet për identifikimin e personave të tjerë.
Sipas policisë, mjeti me emigrantë u pikas nga një patrullë policie, e cila i ka bërë thirrje të ndalojë, por shoferi ka refuzuar t’i bindet urdhrit të tyre, dhe ka ndërruar drejtim duke shtuar shpejtësinë.
Efektivët i janë vendosur në ndjekje, por më pas u ka humbur. Pas kontrolleve në zonë, u verifikua rreth orës 04:00 se ‘Benz’-i kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.
Drejtuesi i mjetit raportohet se ka qenë duke udhëtuar me mbi 200 km/orë, duke bërë që të humbiste kontrollin dhe të “fluturonte” rreth 300 metër në vijë ajrore nga rruga drejt lumit.
Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal ‘Benz’-i që drejtohej nga një Edison Brengaj, nuk është përplasur fare me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit.