Një veturë e një qytetari serb është djegur sot në veri të vendit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“E konfirmojnë djegien e një veture. Ajo është djegur rreth orës 5:30 e mëngjesit. Shkaqet janë duke u hetuar. Pronari i veturës është i nacionalitetit serb”, tha Elshani.
Burime të KosovaPress, bëjnë të ditur se vetura është pronë e hetuesit policor të nacionalitetit serb me inicialet Zh. K. i cili punon në jug të Mitrovicës.
Sipas këtyre burimeve, dyshohet se vetura është djegur qëllimshëm nga persona deri tash të panjohur, për shkak të bashkëpunimit të pronarit të veturës me institucionet e Kosovës.