Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se ka ndaluar një shtetas të Kosovës i cili është kapur me një sasi mallrash për të cilat nuk ka poseduar dokumentet e nevojshme dhe nuk ka paguar detyrimet doganore
“Me datë 04.03.2024 në ora 23:40 në fshatin Straçin të Kratovës, pas informimit të mëparshëm se është duke bërë kontrabandë zyrtarë policorë e kanë ndaluar 39 vjeçarin R.Sh nga Kosova. Gjatë kontrollit në veturën “Volkswagen Passat” me targa të Kosovës, të cilën ai e drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe mallrash për të cilat nuk ka pasur asnjë dokumentacion dhe as nuk ka paguar detyrime doganore. Malli dhe vetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzimi përkatës.