Ku ka korrupsion më shumë?

Gazetar: Adnan Qaili

Korrupsioni më i theksuar në institucionet shtetërore është detektuar nëpër tenderët publik. Ky shqetësim u ngrit në një konferencë kushtuar luftës kundër korrupsioniti Ndonëse nga Byroja për furnizim publik thonë se të gjitha ujditë ndërmjet palëve bëhen akoma pa u shpallur tenderët, ata piketojnë me “flamur të kuq” gjitha furnizimet publike që janë të dyshimta se janë trukuar.

Këshilltari shtetëror Aleksandar Argirovski, tha se mënyra më e mirë për ta ndaluar ryshfetin është që ai të refuzohet, të denoncohet dhe dënohet.

“Mendoj që brenda një viti kontrollit administrativ i nënshtrohen mbi 300 procedura, pjesa më e madhe e tyre është me fuqi të ligjit mbi shumën 500 mijë euro për shërbime si dhe mbi 2 milion euro për mallra. Vjet kemi filluar të zbatojmë nivelin e rrezikshmërisë së tenderëve me flamuj të kuq në sistem elektronik”, tha Aleksandar Argirovski, Këshilltar shtetëror te Byroja për furnizime publike.

Autoritet janë të pafuqishme të parandalojnë të gjitha tenderët e ujdisur paraprakisht me kushtet që i plotëson vetëm një operator dhe nuk na japin shifra se sa tenderë janë anuluar shkaku dyshimeve.

Nga Enti shtetëror i Revizionit thonë se vitin e kaluar kanë detektuar dhjetëra raste të dyshimta të korrupsionit nëpër institucione shtetërore, të cilat i kanë denoncuar në prokurori.

Krye auditori Maksim Acevski tha se korrupsioni duhet të ndërpritet tek ata që e ofrojnë, të cilët janë kryesisht nga sektori privat dhe tentojnë të korruptojnë nëpunësit shtetëror për arsye të ndryshme të përfitimit personal.

“Në vitin 2023 deri në Prokurorinë publike janë dorëzuar 24 raporte revizioni, prej tyre organi i akuzës prej tyre ka pranuar se 22 dosje kanë dyshime të bazuara për korrupsion dhe parregullsi. Jeni dëshmitar për Onkologjinë, pas punës tonë të dorëzuar në Komisionin anketues në Kuvend, pas së cilës reagoi edhe prokuroria dhe autorët e dyshuar janë larguar nga puna dhe janë nën hetim për shkelje të shumta”, tha Maksim Acevski, Drejtor i Entit Shtetëror të Revizionit.

Për dallim nga Maqedonia, vendet fqinje në mënyrë Institucionale luftohet ky fenomen. Në Shqipëri Prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, vitin e kaluar ka konfiskuar pasuri me vlerë 41 milionë euro, e fituar nga aktivitete kriminale dhe ka nisur hetimi për 18 persona në poste të larta të shtetit.

Autoritet shqiptare thanë se SPAK luajti një rol të rëndësishëm në nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri dhe krijoi një besueshmëri në rajon dhe më gjerë./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme