Qeveria e Kosovës nuk do të mund të fusë në funksion pakon e dytë fiskale pa hyrë e njëjta në skanerin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi ka implikime buxhetore. Megjithëse është thuajse në fundin e finalizimi të saj, masat që janë liruar deri më tani kanë arritur në 20 sosh.
Me këta hapa, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar se po bëhet përmbyllja e reformave në politikat fiskale.
Nga ana tjetër, kryetari i këtij komisioni ka kërkuar që të shikohen mundësitë që edhe lënda e parë të prodhohet në vend.
Ndërsa, anëtarët rritën kërkesat për shtim të disa lirimeve tjera në pakon fiskale.
Raif Qela madje nxiti debat brenda këtij komisioni, për shkak të kërkesës së tij që dy tema të reja të diskutohen pa praninë e mediave në takim, mirëpo të gjithë anëtarët tjerë të komisionit e kundërshtuan një hap të tillë.
© KOHA.