Policia e Kosovës ka arrestuar sot serbin, Sreçko Sofronijeviq, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.
Arrestimi i tij është bërë në Bërnjak, ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Ai është transferuar në stcionin e Jugut dhe është ndaluar për 48 orë”, thotë Elshani.
Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.