Fundjava ka risjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kryesisht nga vizitorë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë të cilët vizitojnë Maqedoninë e Veriut.
Orët e pikut mbeten paraditja dhe pasditja pasi dhe vizitat në Maqedoninë e Veriut nga qytetarët janë të shkurtra.
Pritjet e automjeteve sipas informacioneve shkojnë deri në 40 minuta. Në këtë pikë kufitare aplikohet kalimi me një ndalesë, ku kontrollorët e dy palëve qëndrojnë në një kabinë.