“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit”- Ministri i Jashtëm: Rrezikon të sjellë shkatërrim të madh në të gjithë Lindjen e Mesme!

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e gjithë rajonit.


Po ashtu, ministri shkruan se ky konflikt rrezikon të sjellë një shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Një mesazh, ministri Hasani kishte edhe për shqiptarët që jetojnë atje: Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan ministri Hasani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme