Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se sot përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike të kryeartëve aktual (Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se sot, më 15 prill 2024 përfundon afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024″, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së.