Gazetari dhe autori i Program 200 në Alsat, Nazim Rashiti, moderoi në sallën kryesore të Forumit Ekonomik në Delfi të Greqisë.
Ai ishte gazetari i vetëm i ftuar nga Maqedonia e Veriut, i cili moderoi pjesën “Aderimi i Ballkanin Perëndimor në BE: Nga ngurrimi politik deri tek urgjenca strategjike”.
Mesazhet në këtë Forum shumë të rëndësishëm ishin se Gjeopolitika hapi derën e zgjerimit, por gjeopolitika nuk do ta bëjë anëtarësimin e plotë, dhe, për herë të parë BE është gati për zgjerim, por jo dhe aq vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në panelin e tij ndër të tjera ishte dhe Miroslav Lajçak, negociatori mes Prishtinës e Beogradit. Forumi Ekonomik në Delfi është një nga më të rëndësishmit ku mblidhen personalitete të rëndësishme globale.