Të paktën 7 palestinezë. përfshirë 4 fëmijë u vranë si pasojë e bombardimit të një shtëpie në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës nga ushtria izraelite, raporton Anadolu.
Burimet e shëndetësisë në një deklaratë për Anadolu thanë se ushtria izraelite ka shënjestruar shtëpinë e familjes Abu al-Hunud në kampin e refugjatëve Yibna në Rafah.
Si pasojë e bombardimit kanë humbur jetën 7 palestinezë, përfshirë 4 fëmijë ndërsa kufomat e tyre janë sjellë në Spitalin e Kuvajtit.
Dëshmitarët okularë thanë se kishte shumë palestinezë të zhvendosur në zonën e bombarduar nga Izraeli dhe se kishte shkatërrime të mëdha.