Punonjësit e Geriatrisë në protestë për paga dhe kushte më të mira

Gazetare: Melihate Rustemi

Punonjësit e thuajse çdo institucioni shëndetësor janë të pakënaqur me statusin e tyre kundrejt angazhimit dhe punës që bëjnë. Sindikata e pavarur e spitalit geriatrik dhe paliativ “13 Nëntori” protestuan për paga më të larta, stazh përfitues, shtesë infektive për të gjithë punonjësit dhe ndryshim të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Kreu i Sindikatës Llazo Kostovski theksoi se asnjë Qeveri nuk ka vesh për problemet që ndodhin në shëndetësi.

“Nuk është mirë që politikanët të shohin vetëm xhepin e tyre ndërsa populli të vuajë. Të punësuarit në shëndetësi janë nga fundi me nervat, nuk mund të mbijetojmë më. Pranë nesh vuajnë edhe pacientët sepse nuk jepet shërbimi i duhur shëndetësor. Duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për pagën minimale dhe Marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Punonjësit që janë me kontrata në vepër, në këto momente pësojnë më shumë më shumë sepse vijnë në punë të shtunave, të dielave dhe për festa ndërsa punojnë për 20.175 denarë, aq sa është paga minimale”, deklaroi Llazo Kostovski, Sindikata e pavarur e Geriatrisë.

Sipas Sindikatës, kushtet për të kryer shërbimet shëndetësore në disa reparte janë katastrofale. Madje, nga kjo sindikatë thanë se po ballafaqohen edhe me mungesë të stafit ndërkohë që thirrjet e vazhdueshme për punësime të reja, nga Sindikata thanë se po hasin në vesh të shurdhër. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme