Bilall Kasami dënon ashpër sulmin ndaj gazetarëve

Në lidhje me sulmin që ka ndodhur ndaj gazetarëve të portalit A1on, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes BESAS, Billall Kasmi. Ai ka thënë se për Lëvizjen BESA sulmet ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre janë të papranueshme.

“Sulmi që ndodhi sonte ndaj gazetarëve është edhe një tregues se përse Maqedonia në të gjitha raportet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes është në gjendje alarmuese. Për Lëvizjen BESA sulmet ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre janë të papranueshme, andaj i dënojmë ashpër sulmet që sonte iu bënë gazetarëve.  Ju bëj thirrje të gjithë aktorëve relevant, shoqatave të pavarura, intelektualëve, zyrave diplomatike që ta dënojnë ashpër këtë sulm ndaj mediave të pavarura dhe një zëri ta ndalim këtë praktikë të dëmshme të instaluar nga pushteti që ka për qëllim Maqedoninë ta shndërrojë në një shtet diktatorial ku çdokush që mendon ndryshe shantazhohet dhe kërcënohet nga banda kriminale të partive në pushtet”, ka reaguar kryetari i BESËS, Bilall Kasami.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme